Lajme

Miftaraj: Kontratat një burimore janë burimi kryesor i korrupsionit

By GAZETA SCANNER 1

November 24, 2024

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës lidhur me kontratat me procedurë të negociuar, duke theksuar se këto kontrata janë burim kryesor i korrupsionit në Kosovë. Ai theksoi se ky fenomen është përcaktuar si një problem i madh në raportet vendore dhe ndërkombëtare, duke e renditur këtë si një prej shqetësimeve më të mëdha për sistemin e prokurimit publik në vend.

Në postimin e tij, Miftaraj kritikoi ashpër qeverinë e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se kjo parti ka krijuar një sistem ku, përmes këtyre tenderëve, pushteti pasurohet në kurriz të buxhetit shtetëror, duke e detyruar popullin të mbajë në pushtet ata që, sipas tij, janë të korruptuar.

Postimi i plotë: