Drejtori i Institutit për Drejtësi në Kosovës, Ehat Miftaraj, ka ironizuar me Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! duke pyetur për çmimin e biletave e Stand-UP komedisë.
Ai shtoi se “me aq sa ka dëgjuar” aktorët kishin një performancë të dobët me duartrokitjet e publikut dhe ovacionet si e vetmja gjë “që kishte shkëlqyer”.
Postimi i plotë:
Sa ishte çmimi për pjesëmarrje në Stand-UP komedinë e VV?
Performanca e aktorëve dëgjova se ishte shumë e dobët. Sipas kritikëve, e vetmja pjese që kishte shkëlqyer ishin duartrokitjet e publikut dhe ovacionet dhe bërtima te paartikuluara për aktorin kryesor.
Aktori Kurti në ditët ne vazhdim mbase del me një autokritike.