Lajme

Miftaraj ironizon me Kurtin, Bislimin dhe Gërvallën: Osmani më shumë takime për dy ditë, se ata bashkë për 1 vit

By GAZETA SCANNER 1

July 19, 2024

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani për dy ditë ka takuar më shumë liderë se sa Kurti, Bislimi e Gërvalla bashkë për një vit.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Miftaraj ka ironizuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

“Presidentja Osmani brenda dy diteve takon me shume lidere te vendeve te BE se Albin Kurti, Besnik Bislimi dhe Donike Gervalla se bashku brenda nje viti.

Nejse Bislimi mund te krenohet se ka takime te shpeshta me Petkoviqin.” – ka shkruar ai.

Ndryshe, Osmani këto ditë ka qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar ku mori pjesë në Samitin e Liderëve të Komunitetit Politik Evropian