Ish-zonja e parë në Shtëpinë e Bardhë, Michelle Obama, e ka lëvduar Beyoncen për albumin e saj të fundit që e ka publikuar, ” Cowboy Carter”.
Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se ajo është shumë krenare me Beyoncen, sipas saj, ka ndihmuar në ripërcaktimin e një zhanri muzikor dhe transformimin e kulturës.
“Cowboy Carter është një kujtesë se pavarësisht gjithçkaje që kemi kaluar për t’u dëgjuar, parë dhe njohur, ne ende mund të kërcejmë, të këndojmë dhe të jemi ata që jemi pa falje”.
“Ky album na kujton se ne të gjithë kemi fuqi. Ka fuqi në historinë tonë, në gëzimin tonë dhe në votat tona – dhe ne mund të përdorim secili dhuntitë dhe talentet tona për të bërë zërin tonë të dëgjohet për çështjet që kanë më shumë rëndësi për ne”, ka shkruar Obama.