Rozë

Michael Ballack në lidhje me shoqen 23-vjeçe të djalit të tij të ndjerë

By GAZETA SCANNER 1

September 29, 2024

Ish-lojtari i Chelseat dhe Bayern Munichut, Michael Ballack, i cili këtë javë mbushi 48-vjeç, është figurë shumë e njohur si në Gjermani, ashtu edhe jashtë saj.

Tragjikisht, pasi u pensionua, jeta e tij u shkatërrua me vdekjen e djalit të tij Emilio 18-vjeç në një aksident me biçikletë në Portugali.

Në mes të zisë së tij, u raportua se Ballack gjeti ngushëllim në një miqësi të re me modelen Sophia Schneiderhan, e cila kishte qenë e afërt me djalin e tij të ndjerë.

Marrëdhënia e Ballackut dhe Schneiderhan ka lulëzuar që atëherë, me çiftin që tani po dalin hapur. Sophia kohët e fundit ka postuar në rrjetet sociale një foto simpatike të tyre në Sylt, një ishull piktoresk gjerman në Detin e Veriut, ku dukej mahnitëse teksa Ballack e kishte përqafuar me dashuri, duke e përshkruan foton me një emoji zemre.

Dallimi në moshë mes tyre, 25 vjeçar, duket se nuk u ka penguar as atyre, e as miqve të tyre.

“Daily Mail” raporton se Sophia vjen nga Mynihu por ka kaluar disa vite në Francë. Më pas, është zhvendosur në Gjermani, ku edhe e ka nisur karrierën prej modeleje.