Rozë

“Mezi pres të ndajmë me ju…”, Xhensila Myrtezaj na zbulon pak nga klipi i shtatzanisë së saj!

By GAZETA SCANNER 1

September 26, 2023

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit.

Para pak javësh, vogëlushja e Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut, Ajka festoi ditëlindjen e saj dhe me anë të një video-urimi me disa momente shumë të ëmbla të familjes, krahas artistja e ka uruar me fjalët më të bukura. Mirëpo, surpriza më e bukur për Ajkën dhe të gjithë ndjekësit ishte një moment shumë i shkurtër i video-s së plotë ku shfaqet Besi dhe vogëlushja teksa i puthin barkun Xhensilës duke i konfirmuar kështu zërat se bukuroshja është sërish shtatzanë.

Xhensila ka publikuar një postim në Instagram, ku ka treguar prapaskenat e fotove artistike që ka bërë së bashku me Besin dhe vajzën e tyre, Ajka përpara lindjes së djalit të tyre. Në video shihet Xhensila, e cila pozon duke treguar barkun e saj të rrumbullakosur dhe shihen gjithashtu momente të bukura mes saj, Besit dhe Ajkës.

Të jesh shtatzënë do të thotë që çdo ditë është një ditë tjetër më afër takimit me dashurinë tjetër jeta ime.

Mezi pres të ndajmë me ju, disa copëza shpirti…