Lajme

Mexhiti: VLEN, fitues absolut i këtyre zgjedhjeve

By GAZETA SCANNER 1

May 08, 2024

Izet Mexhiti nga VLEN në një konferencë për media tha se VLEN është fitues absolut i këtyre zgjedhjeve.

Ai shtoi se isnstitucionet që kishin obligim mbarëvajtjen e procesit zgjedhor ishin në shërbim të BDI-së. Përgjegjësi për dhunimin e votës do të ketë.

“Maskat ranë përfundimisht, BDI duke bojkotuar zgjedhjet presidenciale, parti që thotë që do të na dërgojë në Evropë”, tha ai.

Mexhiti ka folur edhe për parregullësi gjatë ditës së zgjedhjeve duke thënë se institucionet përgjegjegjëse dështuan për të siguruar një proces demokratik.