Dy transferime bombastike ka realizuar klubi futbollistik, Fc Suhareka.
Bëhet fjalë për Mevlan Zekën dhe Ylli Hoxhën të cilët u larguan nga SC Gjilani pasi po kalon një periudhë të vështirë organizimi.
Lajmin për transferimin e të dy lojtarëve e bërë vetë klubi përmes faqes zyrtare në Facebook.
Karriera e sulmuesit Zeka është me bagazh të madh duke qenë pjesë e Superligës për vite me radhë gjithashtu me superparaqitje në ndeshjet europiane së me SC Gjilani dhe në të kaluarën me Feronikelin e me Ballkanin. Karrierë ai bëri edhe te KF Liria e KF Vëllaznimi.
Hoxha, futbollist kampion, i cili në supet e tij bartë shumë asistime e gola të realizuara ndër vite. Së fundmi ishte pjesë e SC Gjilani duke u paraqitur në garat europiane kurse në të kaluarën ishte pjesë e FC Prishtina, KF Feronikeli, FK Kukësi, KF Vllaznia etj.