Shëndeti

Metoda për të kaluar më lehtë krizën e migrenës

By GAZETA SCANNER

December 24, 2024

Ndonëse nuk është një sëmundje e rrezikshme, migrena shkakton shumë dhimbje te njerëzit që prek.

Migrena shkakton pamje të dobët, marramendje dhe ndjeshmëri më të madhe ndaj dritës, si dhe mund të zgjas me ditë të tëra.

Ja disa metoda më të thjeshta që do t’ju ndihmojnë në kalimin e krizave të migrenës.

Hani ushqim djegës

Specat djegës mund të jenë një alternativë e mirë për të larguar dhimbjen që sjell një krizë migrene, kjo për shkak se ata janë qetësues të dhembjeve. Një sasi e caktuar specash djegës duhet të përdoret gjatë krizës, por jo në çdo vakt.

Uji i ftohtë

Zhytni të dyja duart në ujë të ftohtë për sa më gjatë të mundeni. Kjo mund t’ju ndihmojë ta kaloni dhimbjen shpejt. Hapini dhe mbyllini grushtet gjatë kohës që i keni duart të mbyllura në ujë.

Dhoma e errët

Përpiquni që të qëndroni në një dhomë të errët gjatë kohës kur ju kap një krizë migrene. Drita mund t’ju provokojë dhimbjen e përgjithshme dhe atë të kokës.

Masazhi

Kjo është teknika më e përdorshme dhe më e dobishme. Masazhimi i pikave ku ndjeni dhimbje është një gjë shumë e mirë për shkak se do të çlironi pikat e tensionit. Shtypni anën e majtë dhe të djathtë të ballit, shpatullave dhe pulsit për tri herë që të rregulloni energjinë dhe për t’u çliruar nga dhimbja.