Lajme

Meta thotë se shumica në Guxo ishin kundër garimit në një listë me VV-në

By GAZETA SCANNER 1

November 12, 2024

Deputeti i Listës Guxo, Burim Meta, ka thënë se nuk ka qenë i pajtimit për koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje.

Meta ka shtuar se ai ka kërkuar që Lista Guxo të ketë identitetin e saj në garë çka sipas tij është keq që nuk ndodhi.

“Kam qenë më i zëshmi që kam kërkuar të kemi identitetin tonë në garë. Keq që nuk ndodhi. Kemi shkuar të nesërmen për të ndodhur e njëjta dhe dyshimet e mia që i kam pasur deri në fund bile mu kanë revanshuar nga bashkëkryetarët me atë që ndoshta do të skuqesh se ske nevojë për të dyshuar për shkak se po koalicioni ynë do të jetë Vetëvendosje-Guxo. Dhe dita e nesërme gdhiu ndryshe do të thotë shkuam dhe po pajtohem nuk ma thotë zemra por nëse mund të themi u vendosëm bashkarisht në listë për të mos thënë u shkriem..”, është shprehur ai në emisionin “Këndi i Debatit”, në Tëvë1.

Megjithatë ai është shprehur i bindur se duhet të vazhdojnë me identitetin e kauzat e tyre dhe jo duke u mbështetur te dikush.

“Unë kam amanet që të dërgojmë në vend pikërisht këtë që po duhet të vazhdojmë dhe të kemi identitetin tonë, kauzën tonë, orientimin tonë politik partiak dhe jo vetëm ti mbështetemi dikujt. Unë nuk besoj që mund të më lëkundem pozicionet e mia duke pasur parasysh se e gjithë struktura mendon njëjtë sikurse unë apo unë mendoj sikurse ata”, ka thënë Meta.