Lajme

Meta takon djalin e Sorosit: I fola për përpjekjet e qeverisë për kapjen e drejtësisë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur s në takim me kërkesë të tyre zëvendëspresidentin e Fondacionit “Shoqëria e Hapur”, Aleksandër Soros dhe drejtorin ekzekutiv të zyrës së Fondacionit në Shqipëri, Andi Dobrushi.

“Meta i njohu me shqetësimet e tij, të bëra edhe publike, për përpjekjet e qeverisë për kapjen e institucioneve të drejtësisë, e sidomos të Gjykatës Kushtetuese, për përkeqësimin e lirisë së medias, si dhe për domosdoshmërinë e gjallërimit të shoqërisë civile në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut”, ka njoftuar Presidenca.