Lajmest-slider

Meta falënderon Pacollin për ndihmën ndaj të prekurve nga tërmeti

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka prirur në takimin zëvendëskryeministrin në detyrë të Kosovës, Behgjet Pacolli, të cilën e ka falënderuar për mbështetjen që i ka dhënë shtetit shqiptar pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Pata sot një takim të përzemërt me Zëvendëskryeministrin e Kosovës, z.Behgjet Pacolli. E falenderova me mirënjohje për ndihmën e tij financiare prej rreth 1 milion euro, për tejkalimin e pasojave të rënda të tërmetit të 26 nëntorit, nëpërmjet realizimit të projektit të tij bamirës për ndërtimin e banesave të reja të familjeve në Thumanë që humbën shtëpitë e tyre nga kjo fatkeqësi natyrore”, ka shkruar Meta në Facebook. /GazetaScanner/