Lajme

Meta – Bajqinovcit: O Mefail miku, Kosova është nën sanksione të BE-së e ShBA-së

By GAZETA SCANNER 1

July 24, 2023

Bardhyl Meta, ish-deputet i LDK-së, i ka reaguar Mefail Bajqinovcit, deputet i VV-së, i cili e akuzoi opozitën se kur u dështon kauza, sajon filma të lodhtë.

Sipas Metës, Kosova është për herë të parë dhe e vetmja në Evropë nën sanksione nga BE-ja dhe ShBA-ja.

“„Kosova është për herë të parë – dhe vetmja n’Europë nën Sanksione te BE-së dhe SHBA“ – ndërkaq, Qeveria e Deputetet e saj qesin shkelma, shfrynë mbi bashkëqytetarët e vet dhe etiketojnë këdo që s‘pajtohet me këtë izolim dhe ndëshkimet Euroatlantike e Sanksionet ndaj vendit!?” – shkruan ai.

Reagimi i plotë:

„FILMAT E LODHT TË (O)POZITËS“!

„Kosova është për herë të parë – dhe vetmja n’Europë nën Sanksione te BE-së dhe SHBA“ – ndërkaq, Qeveria e Deputetet e saj qesin shkelma, shfrynë mbi bashkëqytetarët e vet dhe etiketojnë këdo që s‘pajtohet me këtë izolim dhe ndëshkimet Euroatlantike e Sanksionet ndaj vendit!?

– S‘jane shqiptu sanksione e ndeshkime Kosoves e Qeverise sonë per shkak te politikave te Opozites – O Mefail miku!? – Por per shkak te politikave te Qeverise – e cila ne rastin ma te mire, s‘ka arrite te bind, mbledh dhe mobilizoje rreth caqeve te saj e Kosoves miqt dhe sponzorizuesit tradicional te vendit e clirimit, rindertimit dhe pavaresimit!?

Fakti se vendi është nën Sanksione te BE-se, si dhe të SHBA-ve e Gjermanise (ndeshkime e sanksione Bilaterale!) – s‘ka të bëjë me „Filma të lodht“ dhe as me opinione t‘mediave dhe as me Qeveritë e kaluara… e 20 vjetshin! As s’jane te njejtit fajtorë per faktin se Sanksionet (pa asnje dyshim) s‘hiqen me dy apo tri tërheqje tuajat e korigjime t‘politikave që sollen deri tek ky hendek mes nesh e botes Euroatlantike, dhe që betonuan mosbesimin e thelle mes Qeverisë Kurti dhe SHBA-ve e BE-së!

Eh, kur flasim për „Films t’lodht“ dhe rrugë për në theqafje ndëkaq, atehere këta shfaqen kur Kurti – VV dhe Qeveria yne – në vend se të filloje, thelloje dhe intensifikoje dialogun kombetare e shoqërore me gjithe shoqerine e opoziten dhe gjithe akteret relavante – ajo, pra pozita dhe protagonist te saj zgjedhin te sajojne propagande e „Filma te Lodht“ duke sulmuar e denigruar jo vetem opoziten por edhe te gjithe publicistet, intelektualet e këdo qe s’pajtohet me faktin e Izolimit te vendit dhe Sanksioneve!

Shkelma e denigrime hane edhe ata qe spajtohet me narracionin se kushdo qe s’eshte me Kurtin e Besnik Bislimin dhe VV, qenkan pa perjashtim „argat te Serbise!!!?

Sidoqofte: Ne – duhet t‘gjejme si vend, shoqeri dhe Institucione – pra Qeveria pik‘s‘pari, por edhe Parlamenti (Pozite e Opozite) sikurse edhe Institucione tjera – pergjigjet e duhura bashkerisht, qe t‘dalim nga ky qorr‘sokak pamendesie e diletantizmi dhe kjo theqafje e garantuar, kur për herë t‘parë n‘historine diplomacise së Kosoves, halli i Serbise gjenocidale, na ka fut për‘fundi e ka më shumë mirekuptim tek bashkesia nderkombetare, sesa ne…!!!?

– Akuzat e përdala se te gjithe te tjeret qe s’jane VV, perfshi bashkesine nderkombetare SHBA e BE etj – punojne per Serbine, jane miopi kolektive, ahmakllak dhe vetvrasje që mund ti ngjaje vetëm nje sekte okulte, por jo nje shteti e Kombi si Kosova e Kosovaret!

Politika e menqur, jo vetem se ofron te gjitha shtresat e shoqerise rreth vetes e vizionit te saj – por arrine qe ti kete me vete edhe Aleatet tane tradicional, veçanerisht SHBA-te…, dhe gjithsesi edhe BE-ne, dhe pa dyshim edhe shtetet si Mbreterine e Bashkuar etj…!