Rozë

Mësuesja e Taylor Swift tregon se ajo gjithmonë kishte shkruar poezi në klasë

By GAZETA SCANNER 1

April 25, 2024

Taylor Swift ka shkruar poezi qysh herët para se të bëhej një yll ndërkombëtar i muzikës pop.

Mësuesja e vjetër e këngëtares, Barbara Kolvek, ndau disa informacione për ditët e shkollës fillore të këngëtares në një intervistë me CBS Philadelphia të shtunën, më 20 prill.

Barbara ishte mësuesja e muzikës e Taylor dhe që atëherë ajo është pensionuar nga fusha e arsimit.

Ish-mësuesja e pranoi se këngëtarja “Fornight” ka shkruar poezi që kur ishte fëmijë.

“Ajo gjithmonë shkruante poezi, gjithmonë. Edhe në klasën e muzikës, edhe kur nuk kishte nevojë”, ka thënë ish-mësuesja, shkruan HollywoodLife