Sport

Messi shkruan historinë, për herë të gjashtë fiton ‘Topin e Artë’

Messi e ka fituar ‘Topin e Artë’ për vitin 2019, duke shkruar historinë pasi është bërë futbollisti i vetëm që ka rrëmbyer gjashtë herë këtë çmim, duke e lënë prapa Ronaldon me pesë.

Ashtu siç edhe pritej, Lionel Messi edhe zyrtarisht është fitues i ‘Topit të Artë’ për vitin 2019, çmim ky që dhurohet nga ‘France Football’.

Ai mposhti Virgil van Dijkin, Cristiano Ronaldon e Sadio Manen për ta fituar këtë çmim për herë të gjashtë në karrierë, më shumë se çdo futbollist tjetër në histori.