Sport

Messi pritet të mungojë kundër Perusë

By GAZETA SCANNER 1

June 27, 2024

Ylli i kombëtares argjentinase, Lionel Messi, mund të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Argjentinës në Copa America kundër Perusë për shkak të një lëndimi në kofshë.

Messi është ndier i shqetësuar nga ky lëndim gjatë ndeshjeve të fundit.

“Gauçosët” kanë mposhtur Kilin dhe Argjentina kryeson Grupin A me gjashtë pikë, duke u pozicionuar mirë për të kaluar në fazën tjetër të turneut.

“Më shqetëson pak, por munda të qëndroj deri në fund. Shpresoj që të mos jetë asgjë serioze… Nuk munda të lëvizja siç duhet për shkak të shqetësimit”, është shprehur Messi. Ai e ka pranuar se mund të ishte më e mençur të ulet e të pushojë në ndeshjen kundër Perusë të shtunën për të shmangur ndonjë përkeqësim të lëndimit.