Sport

Messi ia lënë kohës fatin për paraqitjen e tij në Botërorin 2026

By GAZETA SCANNER 1

September 22, 2023

Futbollisti Lionel Messi ka thënë se do t’ia lë kohës paraqitjen e tij ose jo në Botërorin e vitit 2026.

Në një intervistë të tij të dhënë kohëve të fundit, ai tha se do ia lënë kohës dhe se për momentin nuk e di se a do të luajë apo jo në Botëror.

“Dëshiroj fillimisht të luajë në Copa Amerika në gjendje të mirë, pastaj do të varet së si jam”, tha ai kur u pyet se a do të luajë në Botëror.

“Nuk po mendoj për Botërorin e ardhshëm, akoma. Vitet po kalojnë dhe ne duhet të shohim së si ndihem, do ta shoh këtë ditë pas dite”, tha ai.