Këshilla mjekësore

Mësoni 6 truket si të mbeteni shtatzënë shpejt!

By GAZETA SCANNER 1

February 04, 2024

Nëse jeni me të vërtet të gatshme për të mbetur shtatzënë apo doni që lindja e fëmijës suaj të ndodhë në një kohë të caktuar më poshtë do të njiheni me gjashtë truket për ta bërë këtë të mundshme.

( Ju do të reduktoni në mënyrë të jashtëzakonshme rrezikun e problemeve të mundshme të bebit nëse filloni të merrni acid folik të paktën një muaj përpara se të filloni përpjekjet për të mbetur shtatzënë. Zbuloni se çfarë tjetër mund të bëni para se të nisni fëmijën tuaj, për një fillim të mbarë të shtatzanisë).

1 – Të dini kohën e ovulucionit

Sekreti më i madh për të pasur një shtatzëni të shpejtë është të dish kohën e ovulucionit të vezës suaj. Mendojeni vezën si një tabelë-qitjeje dhe spermatozoidët si shigjeta. Një nga shigjetat ka për të goditur në qendër të tabelës në mënyrë që ju të ngeleni shtatzënë.

Shumica e grave lirojnë një vezë një herë në çdo cikël menstrual, dhe vetëm pak ditë pas çdo cikli seksi mund të çojë në një shtatzëni. Duke ditur kur keni ovulimin e vezës (pra ditën kur ju kanë ardhur mestruacionet) atëherë ju dhe partneri juaj mund të identifikoni tabelën e qitjes me qëllim që të shtënat e një bande me shigjeta të krijojnë mundësitë që të godasin në objektiv.

Nëse vini re se ju keni periudha të parregullta të mestruacioneve atëherë përcaktimi i ovulacionit mund të jetë e vështirë. Pyesni mjekun tuaj për këshilla.

2 – Të gjesh kohën e duhur

Pasi ju e dini kur veza jote do të lirohet nga vezorja juaj, ju mund të planifikoni të keni marrëdhënie seksuale gjatë ditëve tuaja më pjellore: tri ditë para ovulacionit deri ditën e ovulacionit.

Ju keni disa ditë të favorshme për marrëdhënie për shkak se sperma mund të mbijetojë për pesë deri në gjashtë ditë në trupin tuaj .

Nëse ju nuk jeni e sigurt kur është periudha juaj pjellore është një rregull i thjeshtë: Bëni dashuri gjatë gjithë ditëve që mendoni se janë pranë kohës së ovulacionit.

Por nuk këshillohet që ju dhe partneri juaj të rrini duke pritur që të keni marrëdhënie seksuale vetëm në kohën tuaj më pjellore, sepse ndodh fenomeni që quhet “sperma e vdekur’ brenda spermës së partnerit kur kalon shumë kohë pa seks.

3 – Shtrihuni në shpinë

Për një kohë të gjatë askush nuk e dinte së shtrirja në shpinë pas seksit ( si masë paraprake për të parandaluar spermën të rrjedhë jashtë ) do të ndihmonte rritjen e shanseve për fekondimin e vezën tuaj .

Tani nuk ka arsye për të mos besuar se mund të ndihmojë të qëndruarit horizontal. Në vitin 2009 në Amsterdam disa studiuesit dolën në përfundimin se gratë që rrinin për 15 minuta shtrirë pasi u mbillnin artificialisht spermën në mitër kishin 50 për qind më shumë mundësi për të mbetur shtatzënë sesa gratë që u ngritën menjëherë pas procedurës.

Në çdo rast nuk ju bën keq ta provoni.

4 – Shijojeni procesin

Nëse ju jeni duke nxituar për të mbetur shtatzënë mund ta gjeni veten të shqetësuar në lidhje me këtë . Ndërsa kjo është krejtësisht normale, ju në fakt i bëni dëm konceptimit nëse mbani mendjen gjithë kohën aty. Hipotalamusi -gjëndra në tru që rregullon hormonet e ovulacionit nuk funksionon mirë kur ju shqetësoheni që do të thotë që ju mund të keni një ovulacion më të vonë se zakonisht apo aspak gjatë atij cikli .

Pra, bëni çdo gjë që mund t’ju gëzojnë juve gjatë procesit të mbetjes shtatzënë. Të kesh kënaqësi me jetën tuaj seksuale do të rrisë shanset për sukses.

5 – Vendosni bazat për “Super-spermën”

Spermatozoidët do të ishin më efikas në ‘sulmin’ e tyre ndaj vezës kur ata janë të shëndetshëm, të fortë , dhe të shumtë. Disa gjëra mund të ndihmojnë që partneri juaj të marrë “furnizimin” e tij e sperms.

Jo alkool…Studimet tregojnë se pirja e përditshme e alkolit mund të reduktojë nivelet e testosteronit

Jo duhan dhe droga ….këto mund të shkaktojnë funksion të dobët të spermës

Hani mjaftueshëm produkte ushqyese- si zink , acid folik , kalcium , dhe vitamina C dhe D

Shmangni banjot e nxehta, saunat, pasi nxehtësia vret spermatozoidet

6 – Bëni trupin tuaj gati

Ju jeni të ngjarë që të keni një shtatzëni të suksesshme nëse trupi juaj është gati për këtë detyrë. Për të gjetur nëse ju jeni në gjendje të prisni një fëmijë është mirë që të planifikoni një kontroll paraprak me një mjek ose mami .

Ndërkohë në mënyrë të prerë të rrini larg nga alkooli, drogat rekreative dhe duhani nëse mundeni , sepse këto gjëra ndërhyjnë në fertilitet….Madje edhe kafeina gjithashtu. Mendohet se një filxhan i përditshëm apo dy filxhanë me kafe janë të lidhur me një shans më të ulët të konceptimit.

Sa kohë duhet ta provoni para se të kërkoni ndihmë?

Gjasat janë që të ndodhë brenda tre muajve të pare, pasi rreth 6 nga 10 çifte kanë arritur ta konceptojnë në këtë periudhë. Nëse nuk ndodh pas 3 muajve mund të këshilloheni me mjekun. Fertiliteti është i lidhur me moshën, kështu që nëse ju jeni mbi 40 vjeç duhet të merrni ndihmë nga një ekspert menjëherë. Nëse ju jeni 35 deri 40 duhet të bisedoni me një specialist pasi e keni provuar për gjashtë muaj me pa fat. Dhe nëse ju jeni nën 35 vjeç është ndoshta më mirë të përpiqeni për një vit para se të kërkoni ndihmë.