Lajmest-slider

Mesiq: Arkitektura e Evropës përfundoi me pavarësinë e Kosovës

Kryetari i fundit i Kryesisë së RFJ-së dhe ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka thënë se situata aktuale në Bosnje e Hercegovinë (BeH) dhe në rajon ia përkujton fillimin e viteve fatale të ’90-ta, por thotë se nuk do të ketë luftë dhe se “arkitektura e Evropës ka përfunduar me pavarësinë e Kosovës”.

Mesiq thotë se bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërhyjë dhe të ndalojë presidentin e Republikës Serbe, Milorad Dodik.

“Ai që nuk respekton rregullat e lojës, nuk mund të qëndrojë në lojë. Ai që nuk e njeh BeH nuk mund të jetë në politikë në BeH. Megjithatë, ata e toleruan sjelljen e tij për një kohë të gjatë dhe tani atij ia kanë lëshuar frenat. Bashkësia ndërkombëtare ka përfaqësuesin e saj, i cili do t’i përmbahet Kushtetutës së BeH dhe Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit”, theksoi Mesiq, për “Dnevni Avaz’, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, ish-Përfaqësuesi i Lartë i BE-së në BeH, Valentin Inzko, nuk ka pasur mbështetjen e vendit të tij dhe komunitetit ndërkombëtar.

“Ai nuk e kishte opininin ndërkombëtar sepse bota ishte e preokupuar me tema të tjera. Megjithatë, tani shihet se BeH po vjen në një fazë ku duhet të ndërhyjë në mënyrë që ‘Lufta e Ftohtë’ të mos kthehet në një luftë të vërtetë. Kjo është përgjegjësi e bashkësisë ndërkombëtare, sepse BeH nuk duhet të rrezikohet, ajo nuk mund të shpërbëhet sepse kjo do të ishte vdekjeprurëse për Evropën. Duhet ta ndalin për shkak të vetvetes, çfarë do të thoshin tre milionë hungarezë që jetojnë në Rumani? Pastaj ata do të merrnin një pjesë të Rumanisë dhe do të bashkoheshin me Hungarinë. Shpërbërja e BeH do të hapte Kutinë e Pandores në Evropë dhe kjo do të ishte një problem botëror”, Mesiq.

Sipas tij, arkitektura e Evropës përfundoi me pavarësinë e Kosovës.

“Përkundër 100 mijë të viktimave, kufijtë në Ballkan nuk mundën të ndërrohen për asnjë milimetër. Prandaj, çfarë mendon dikush, sado e madhe ta ketë kokën, madje edhe si me Dodikut, ta bëjë këtë tani? Nuk  do të ketë sukses në atë që dështoi të bëjë APJ (Armata Popullore Jugosllave) dhe Milosheviqi”, porositi Mesiq.

“Përkundër 100 mijë njerëzve të vrarë, kufijtë në Ballkan nuk mund të ndryshonin për asnjë milimetër. Prandaj, si mendon dikush ta bëjë atë tani?”, tha Mesiq.

Ish presidenti kroat mendon se situatën aktuale në BeH, por edhe në rajon do ta zgjidhin Shtetet e Bashkuara me ndihmën e Bashkimit Evropian.

“Duhet të parandalohet përpjekja e destabilizimit të BeH dhe Malit të Zi”, është kategorik Mesiq.