Gazeta e njohur zvicerane Blick, ka raportuar se mesfushori i Zurichut, Bledian Krasniqi, ka pranuar të luajë për Kosovën.
Ai ka refuzuar Zvicrën për të cilën ka luajtur në të gjitha grupmoshat dhe ka nisur procedurat për pasaportë të Kosovës.
“Lojtari i radhës i Superligës së Zvicrës zgjedh Kosovën. Ai është një futbollist i rëndësishëm i Zurichut”.
“Futbollisti i lindur në Zvicër me prindër nga Kosova, nuk ka luajtur asnjë ndeshje për ekipin e parë të Zvicrës. Nuk do ta ketë më rastin, pasi ai do të luajë për Kosovën në të ardhmen”, shkruan Blick.
Sipas informacioneve të gazetës zvicerane, lojtari 23-vjeçar i Zurichut ka vendosur pas shqyrtimit të kujdesshëm që në të ardhmen ta veshë fanellën e Kosovës.
Muajin e kaluar edhe Amir Shaipi debutoi për Kosovën, pasi luajti për gjitha grumoshat e Zvicrës.
Nga sezoni i ardhshëm, ai do të paraqitet për Kosovën.