Lajme

Mesazhi i zëshëm për Kurtin: 79% e qytetarëve s’duan koncesione për njohjen e Serbisë

By GAZETA SCANNER 1

May 17, 2023

Në sondazhin mbarëkombëtar nga Qendra për Perceptime në Hulumtime të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), qytetarët janë pyetur nëse duhet t’i bëhet ndonjë koncesion Serbisë për ta marrë njohjen e pavarësisë nga ajo.

Të pyetur se çfarë koncesione do të duhej të bëj Kosova për njohjen e Serbisë, 79% e qytetarëve kanë thënë se s’duhet të bëhet asnjë koncesion i vetëm.

Ndërkohë, vetëm 5% e qytetarëve kanë thënë që për njohjen e Serbisë ia vlen të themelohet edhe Asociacioni njëetnik për komunat serbe.

Qeveria e Kosovës tashmë është futur në negociata dhe ka pranuar të diskutojë për formën e Asociacionit për komunat me shumicë serbe, ndërkohë që Serbia nuk është e vendosur për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti e ka përsëritur disa herë që nuk do ta lejojë një Asociacion me kompetenca ekzekutive e as me karakter një-etnik, megjithatë një tip i pajtueshëm Asociacioni për të dyja shtetet, nuk është gjetur deri më sot.