Lajmest-slider

Mesazhi i myftiut Tërnava për Fitër Bajram: Festoni në shtëpitë tuaja (Video)

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava, në mesazhin e tij me rastin e festës së Fitër Bajramit, ka kërkuar nga qytetarët që të festojnë këtë festë në shtëpitë e tyre për shkak të pandemisë Covid-19.

Myftiu Tërnava ka thënë se kanë marrë vendim që mos të falet namazi i Bajramit në xhamitë e Kosovës për të ruajtur shëndetin e popullatës.

Ai ka thënë se besimtarët myslimanë kanë shumë arsyeje për ta festuar festën e Bajramit, edhe për shkak të agjërimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Më tutje, Tërnava është lutur për më shumë solidaritet dhe dashuri në mes njerëzve.

Për më shumë ndiqeni video/mesazhin e myftiut Tërnava me rastin e Fitër Bajramit:

Urimi i Myftiut për Fitër-Bajram

#Mesazhi i Myftiut Naim ef. Tërnava për Fitër-Bajram

Geplaatst door Bashkësia Islame e Kosovës op Zaterdag 23 mei 2020