Rozë

Mesazhi i Angelina Jolie për Sirinë disa ditë pas finalizimit të divorcit nga Brad Pitt

By GAZETA SCANNER

January 04, 2025

Angelina Jolie ndau një mesazh emocionues në rrjetet sociale vetëm disa ditë pas finalizimit të lajmit për divorcin e saj nga Brad Pitt.

Aktorja fituese e Oskarit ndau me 15 milionë për miqtë e saj në internet një imazh të tmerreve të luftës në Siri, ndërsa ajo përpiqet të zhvendosë vëmendjen nga jeta e saj personale në punën e saj humanitare.

“Siria: Mbi 17 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë,” nënvizoi Jolie në një storie në instagram dhe shtoi: “Siria është shkatërruar nga gati 14 vjet konflikt, zhvendosje dhe përkeqësim ekonomik. Ndërsa ndryshimi i fundit në qeveri sjell një mundësi për një fillim të ri, miliona njerëz ende kanë nevojë për ndihmë dhe nevojat themelore nuk po plotësohen”.

Informacioni vjen nga Këshilli Norvegjez i Refugjatëve (NRC), një organizatë që mbron personat e zhvendosur dhe të drejtat e tyre. Aktorja, e njohur për punën e saj si ambasadore e vullnetit të mirë të OKB-së, kishte punuar sërish me QKR-në, në Jordani dhe Jemen, siç raporton “Daily Mail”.