Me siguri keni lexuar shumë herë për vetitë e shumta shëruese të limonit, i cili përmendet edhe si një antibiotik natyral. Por a keni menduar ndonjëherë se pirja e ujit me limon ofron shumë përfitime shëndetësore për trupin? Gianluca Russo ndau përvojën e tij pasi piu ujë me limon për një javë.
“Fytyra ime ishte pastruar nga puçrrat, madje edhe nga njollat e vogla të errëta të pigmentit. Lëkura ime ishte pothuajse e përsosur: pa inflamacion ose sebum të tepërt dhe pa njolla të reja të errëta. Përveç kësaj, është më e butë dhe shumë më e ndritshme”, thotë Russo.
Uji me limon është një nga mënyrat për të marrë sasinë e nevojshme të vitaminës C dhe për të rritur hidratimin. “Përveç kësaj, uji me limon ndihmoi shëndetin tim oral dhe isha më pak i fryrë”, shkroi Russo në mbështetje të hulumtimit që thotë se uji me limon mund të veprojë si një diuretik natyral.
“Lëkura ime u përmirësua, fryma ime u rifreskua dhe tretja ishte e balancuar, por nuk vura re përfitime të tjera shëndetësore”, pohon Russo, i vetëdijshëm se shtatë ditë sfidë është një periudhë shumë e shkurtër.
“Megjithatë, kam pasur edhe një efekt negativ të pirjes së ujit me limon. Kisha etje çdo ditë dhe nëse nuk e shuaja etjen, kisha një shije të çuditshme në gojë” shton Russo dhe përfundon se do ta bëjë ujin me limon një praktikë të vazhdueshme të përditshme.