Sport

Merret vendimi: Maqedonia e Veriut-Kosova luhet në Shkup

Ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, do të luhet në “Todor Proeski” në Shkup.

Ky është vendimi i marrur nga Këshilli Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, raportojnë mediet maqedonase. Ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, është e vlefshme për gjysmëfinalen e play-offit në Ligën D të Ligës së Kombeve, e cila do të luhet më 26 mars.