Botë

Merkeli sot viziton Aushvicin për herën e parë

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, do ta vizitojë kampin e koncentrimit në Aushvic këtë të premte.

Kjo do të jetë vizita e saj e parë aty ku regjimi nazist vrau afërsisht 1.1 milion njerëz, ku shumica prej tyre ishin hebrenj, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Merkeli do të marrë pjesë në ceremoni bashkë me të mbijetuarit nga kampi dhe Kryeministrin e Polonisë, Mateusz Morawiecki.

Kjo vizitë bëhet në mesi rritjesh të anti-semitismit gjerman dhe para përvjetorit të 75-të të clirimit të kampit.

Mbi gjashtë milionë hebrenj ishin vrarë gjatë Holokaustit, në një kampanjë naziste për të shkatërruar popullatën hebreje në Evropë.