Botë

Merkeli: Lufta kundër ISIS-it, e nevojshme të vazhdojë

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka thënë se ajo ka arritur një marrëveshje me krerët e Britanisë së Madhe, Francës dhe Turqisë që është e nevojshme të vazhdohet lufta kundër Shtetit Islamik – ISIS.

Ajo ka takuar Boris Johnson, Emmanuel Macron dhe Recep Tayyip Erdogan në Londër para nisjes së samitit të NATO-s, shkruan AP.

Sa i përket Sirisë, Merkeli ka thënë se do ta përkrahë të dërguarin e posaçëm të Kombeve të Bashkuara, Geir Otto Pedersen në gjetjen e një “procesi politik”.

Merkeli poashtu ka komentuar shkëmbimet e fundit në mes të krerëve të NATO-s, duke thënë se “kundërshtimet janë gjë e mirë”.