Ballina

Merkato e janarit, FC Suhareka e ka seriozisht inkuadrimin në Superligë (Foto)

By GAZETA SCANNER 1

January 18, 2024

FC Suhareka është duke u përgatitur intensivisht për vazhdimin e kampionatit në kuadër të VivaFresh Liga e Parë, me synimin e qartë dhe të vetëm: inkuadrimin në Superligën e Kosovës në futboll.

Krahas fazës përgatitore që është duke zhvilluar në Turqi, FC Suhareka nënë drejtimin e trajnerit Arsim Thaçi është treguar mjaftë aktive edhe sa i përket merkatos së janarit duke u përforcuar me lojtarë të rinj vendorë dhe ndërkombëtarë në pothuajse të gjitha repartet: mbrojtje, mesfushë dhe sulm, shkruan gazeta SCANNER.

FC Suhareka që është në pronësi të afarist të njohur, Rrustem Aliaj, në merkaton e janarit deri më tani i janë bashkuar disa lojtarë të cilët do ta ndihmojnë klubin drejt synimit për inkuadrimin në Superligë.

Presidenti i FC Suhareka, Rrustem Aliaj dhe trajnerit Arsim Thaçi

Klubi nga Suhareka tashmë ka nënshkruar kontratë me portierin nga Turqia, Oytun Ozdogan, qendërmbrojtësin Ilir Syla, mesfushorët Adam Dougui (anglez), Labinot Jashanica dhe Arbios Thaçi si dhe sulmuesit Zenel Gavazaj e Armend Abazi.

Po ashtu, FC Suharekës i është bashkuar edhe Armend Simnica, i cili do të angazhohet angazhohet në pozitën e ndihmës-trajnerit. Simnica është i licencuar nga UEFA A.

Në kuadër të përgatitjeve për vazhdimin e kampionatit, FC Suhareka do të zhvillojë disa ndeshje miqësore në Antalia të Turqisë.

FC Suhareka aktualisht është në vendin e dytë në tabelë, por me vazhdimin e kampionatit do të shihet fuqia e vërtet e këtij klubi. /gazeta SCANNER/

Këta janë lojtarët që i janë bashkuar FC Suharekës në merkaton e janarit:

Mesfushori Arbios Thaçi

Sulmuesi Zenel Gavazaj

Mesfushori Labinot Jashanica

Topsulmuesi Armend Abazi

Mesfushori anglez, Adam Dougui

Portieri nga Turqia, Oytun Ozdogan

Qendërmbrojtësi Ilir Syla

Armend Simnica, ndihmës-trajner