Lajme

Mërgimtari e kërcënon me vrasje gazetarin Milaim Zeka, gjykata e dënon vetëm 500 euro

By GAZETA SCANNER 1

August 08, 2023

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim ndëshkimor  ndaj të akuzuarit Arsim Shala,  lindur ne Mitrovicë dhe banues dhe shtetas Suedez duke e dënuar me vetëm 500 euro, pasi i njëjti e kishte kërcënuar publicistin dhe gazetarin Milaim Zeka

“I pandehuru Arsim Shala me datë 29.09 2021 rrerth ore 22:40 me qellim frikësimi i ka dërguar mesazhe kërcënuese ne Facebook të demtuarit Milaim Zeka pasi qe Tomë Gashi pati publikuar në rrjetin social Facebbok  një procesverbal të gjykatës ku thuhet se “Kjo është dëshmia ne gjykatë e Milaim Zekes” atëherë i pandehuri pasi ka lexuar ketë shkrim ne rrjetin social Facebook i ka shkruar të dëmtuarit ” ta q* familjen bre ty serb i m** te q* vajzat qe i ke në shpi” e duke e kanosur seriozisht te dëmtuarin ” Besen po ta tham ka me te vra me familje e me krejt qka ki ” e duke e kansur dhe me rende ” çatë kohë që të shohe ka me te vra në Kosovë a Suedi” për qka ka shkaktuar të Milaim Zeka ndjenje ankthi frike dhe pasigurie ” thuhet ne vendimin e gjykatës themelore.