Lajme

Mërgimtarët s’paguajnë as sivjet sigurim kufitar, shpenzimet i mbulon qeveria

By GAZETA SCANNER 1

June 13, 2024

Qeveria e Kosovës ka ndarë 3 milionë euro për mbulimin e polisës kufitare për mërgimtarët.

Vendimi është miratuar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, të mbajtur më herët gjatë ditës.

“Ky vendim ka të bëjë me masa mbështetëse për mërgatën tonë, e cila parasheh mbulimin e polisës kufitare për bashkatdhetarët që vijnë në Republikën e Kosovës për kohën sa qëndrojnë këtu”, ka thënë ministri i Financave, Hekuran Murati.