Kandidati i Partisë Demokratike për deputet me numrin 100, Mergim Lushtaku është takuar me djalin e Jakup Krasniqit, Altinin, i cili është kandidat për deputet me numrin 20.
Lushtaku ka thënë se me “Altinin ndajmë një të përbashkët, të dy jemi rritur në frymën e atdhedashurisë”.
“Me Altinin ndajmë një të përbashkët, të dy jemi rritur në frymën e atdhedashurisë. Si djali i Jakup Krasniqit, por edhe si një profesionist i përgatitur dhe i angazhuar, ai patjetër do të zgjidhte rrugën përmes së cilës do t’i shërbente dhe kontribuonte vendit. Prandaj, iu bashkua PDK-së, duke kandiduar për deputet dhe duke mbajtur numrin 20. Suksese, Altin Jakup Krasniqi! #AltinKrasniqi20 ✅ #MergimLushtaku100 ✅”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.