Lajme

Mercedesit zyrtar s’i funksionuan frenat, Abazoviq i shpëton një aksidenti

By GAZETA SCANNER 1

August 05, 2023

Makinës së kryeministrit nuk i funksionuan frenat.

Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi dha detaje këtë të shtunë në lidhje me një incident që kishte pasur kryeministri i vendit, Dritan Abazoviq, pak ditë më parë.

Kreu në detyrë i qeverisë malazeze i ka shpëtuar një aksidenti pasi automjetit zyrtar me të cilin ai po lëvizte nuk i kanë funksionuar frenat.

Ngjarja ka ndodhur në 31 Korrik, kur Abazoviq po kthehej nga një vizitë në Tivar në një rrugë mjaft të pjerrtë. Makina e eskortës ka dalë nga rruga dhe është ndalur në një hapësirë me zhavorr. Kreu i qeverisë më pas ka zbritur nga automjeti dhe ka vijuar rrugën me një tjetër makinë.

Ministria e Brendshme e Malit të Zi sqaroi se po zhvillohen hetime për të verifikuar nëse ngjarja është aksidentale apo e qëllimshme. Sipas të njëjtave burime kontrollet e deritanishme tregojnë për një avari për shkak të vjetërsisë dhe kilometrazhit të konsiderueshëm që kishte bërë automjeti. Vetë Abazoviç nuk ka bërë komente për ngjarjen./tvklan.al/