Teknologji

Mercedes-AMG A45 S përforcohet në 525 kuajfuqi nga Posaidon

Mercedes-AMG A45 është një veturë mjaftë e fuqishme, e cila ka motor 2.0-litër Turbo me katër cilindra e 285 kW/387 kuajfuqi ndërsa versioni S i saj ka 310 kW/421 kuajfuqi.

Megjithatë, për dikë kjo nuk mjafton. Kështu që, kompania gjermane që merret me modifikimin e veturave, Posaidon, ka përgatitur paketën e re “RS 525”. Kjo paketën përfshinë përforcimin e motorit të këtij modeli në plot 386 kW/525 kuajfuqi.

Tani, ky AMG A45 RS 525 shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,4 sekonda dhe atë maksimale deri në 324 km/h.

Mercedes-AMG A45 S: UK prices for mega-hatch revealed | Autocar

Përveç kësaj, Posaidon ofron edhe paketën më të dobët me të cilën ky AMG A45 përforcohet në 342 kW/465 kuajfuqi. Me këtë paketë, shpejtësinë nga 0 deri në 100 km/h e arrin për 3,6 sekonda ndërsa atë maksimale në 318 km/h.

Gjithashtu, Posaidon ka përgatitur edhe disa pjesë të reja për këtë A45, nga seti i ri i rrotave, frenat më të forta, amortizatorët e modifikuar, etj.