Lajme

Menduh Thaçi thotë se e ka lutur Mickoski: Ëndërr mos të shoh se e lë Ali Ahmetin dhe Frontin

By GAZETA SCANNER 1

May 06, 2024

Kryetari i PDSh-së, Menduh Thaçi, ka thënë se është lutur nga kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski që t’i bashkohet atij.

Por, Thaçi ka thënë se nuk do të lë Frontin Evropian e as Ali Ahmetin.

Madje ka thënë se këtë “as mos ta shoh ëndërr”, kreu i VMRO, Mickoski.

“Te ata mendoj që do të ndodh. Mickoski i është bërë me  dije nga unë, ëndërr mos të sheh që unë largohem nga Fronti ose Ali Ahmeti. Ia kam bërë me dije, për këtë ka dalë në foto me këta nuk ka mundur me mua. Nuk jam unë romantik as folklorik, jam politikan i vjetër”, ka thënë ai.