Sport

Menaxheri Bajram Shala flet për mungesat e Kosovës

By GAZETA SCANNER 1

September 02, 2024

Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala i ka zbuluar mungesat e “Dardanëve” për ndeshjet e shtatorit.

Në konferencën për shtyp, të mbajtur sot, Shala i përmendi tri mungesa, tek të cilat nuk do të mundë të llogarisë selektori Franco Foda, ndonëse planifikonte t’i kishte ata në dispozicion për ndeshjet me Rumaninë dhe me Qipron, me të cilat Verdhekaltrit do ta nisin kampanjën e re në Ligën e Kombeve.

“Mirlind Kryeziu ka luajtur dje me skuadrën e Zurichut, por për shkak të shqetësimeve shëndetësore që i janë shfaqur mbrëmë, do të mungojë në këtë grumbullim. Për arsye shëndetësore në këtë grumbullim, edhe pse ishin në listën fillestare të përzgjedhësit Foda, do të mungojnë Ismet Lushaku e Bernard Berisha”, deklaroi Shala.