Lajme

Memorandumi interesant: Komuna e Prishtinë s’do më letra fizike nga KGJ-ja, por e-letra

By GAZETA SCANNER 1

March 28, 2023

Komuna e Prishtinës nuk do të pranojë më letra fizike nga Gjykata Themelore e kryeqytetit.

Ato do të zëvendësohen me postë elektronike, pas një memorandumi mes Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe pushteti Lokal.

Qëllimi i këtij memorandumi është të zvogëlohen shtyrjet në proceset gjyqësore dhe ftesat të dërgohen më shpejt dhe pa kosto.

Sipas shefit të zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Frank Power, një gjë e tillë do të fillojë që nga 1 maji.

Kjo po ndodh për herë të parë në vend. /Klan Kosova/