Lajme

Memli Krasniqi shkon për ngushëllime në familjen e Qazim Qeskës

By GAZETA SCANNER 1

February 27, 2024

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga deputetë dhe zyrtarë tjerë të partisë, kanë vizituar familjen Qeska në Rahovec për t’u shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-Kryetarit të kësaj komune, Qazim Qeska.

Kryetari Krasniqi tha se Qazimi ishte një person me vlera të larta njerëzore e profesionale, që karakterizonte korrektësia dhe përkushtimi në secilën pozitë që e ushtroi – si Kryetar i Komunës së Rahovecit vite më parë, Kryetar i Degës së PDK-së në Rahovec dhe si jurist e avokat me integritet.

“Qazimi ishte një mik dhe bashkëpunëtor i jashtëzakonshëm, udhëheqës i devotshëm dhe i respektuar, profesionist me integritet dhe një familjar i dashur dhe i përkushtuar”, tha Kryetari Krasniqi.

Në emër të gjithë Partisë Demokratike të Kosovës, Kryetari Krasniqi u shprehi ngushëllimet më të thella familjes Qeska për humbjen e më të dashurit të tyre.