Lajmest-slider

Memli Krasniqi: Serbia drejtohet nga një i çmendur

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, duke iu referuar deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq për masakrën e Reçakut, ka thënë se Serbia drejtohet nga një njëri i çmendur.

“Si mund të flasim për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, kur ai vend drejtohet nga një i çmendur, i cili mohon qartë genocidin dhe masakrat kundër civilëve, të cilat janë kryer haptas në Kosovë?! Gjithashtu, turp për të gjithë zyrtarët e BE për mosreagimin ndaj këtyre ofendimeve të tmerrshme”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Twitter”.