Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Xhavit Ferizi, i njohur si komandant “Raketa”.
Krasniqi në Facebook u ka shprehur ngushëllimet familje, miqve dhe bashkëpunëtorëve të të ndjerit.
Postimi i plotë:
Lamtumirë Raketë!
Jam pa fjalë me ikjen tënde të hershme. Do të të kujtoj përherë si mikun e mirë dhe kolegun unik. Si luftëtarin e paepur të lirisë – që në luftë dhe në paqe e kishte të hekurt vendosmërimë. Do të na mungosh shumë, mik i dashur.
Ngushëllimet më të thella familjes Ferizi, miqve dhe bashkëpunëtorëve.
Prehu në paqe, Xhavit Ferizi!
https://www.facebook.com/share/p/mGhkBrNYCk5FYxSF/?mibextid=oFDknk