Ballina

Memli Krasniqi: Korrupsion institucional, pasurim i zyrtarëve qeveritarë, varfëri qytetare e regres shtetëror! (Video)

By GAZETA SCANNER 1

November 26, 2023

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka theksuar sot gjetjet e shumta që ka publikuar Komisioni Evropian në raportin e fundit për Kosovën sa i takon korrupsionit, raporton Scanner.

Komisioni Evropian ka theksuar në raportin e vitit 2022-2023 se korrupsioni është shqetësim serioz në Kosovë.

“Shkarkimi i Kreut të Njësisë së Veçantë të Hetimeve në kuadër të Policisë së Kosovës, dërgon një sinjal negativ në përkushtimin e Kosovës në luftën ndaj korrupsionit”, thuhet në raport.

Kreu i PDK-së Memli Krasniqi tha me këtë rast se në 133 faqe të raportit të Komisionit Evropian për Kosovën – 99 herë përmendet fjala korrupsion! Korrupsion institucional, pasurim i zyrtarëve qeveritarë, varfëri qytetare e regres shtetëror!

 

https://www.facebook.com/share/v/n2zkdUUYNT7mt5oc/?mibextid=HSR2mg