Rozë

Melisa shfaqet “ujë e sapun” pas akuzave për ndërhyrje

By GAZETA SCANNER 1

March 28, 2024

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Melisa Lleshi, është paraqitur “ujë e sapun” në rrjetin social Instagram.

Kjo pasi siç tha ai, po akuzohet për operacione plastike.

“Urdhëroni. Me akuzat për 946292 operacione dhe fillesa por jo. Kam edhe hundë, buzë, mollëza normale të trashëguara, kam edhe nishane, pika të zeza, akne dhe rrathë të zinj përreth syve. Por kam make-up edhe sigurisht që një editim të lehtë nëpër foto. Është veç Instagrami njerëzi, relaksohuni. Ju dua”, ka shkruar ajo.