7.9 C
New York
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

Melinda ekspozon format e trupit përmes një fotosesioni joshës

- Advertisement -

Një prej artisteve më të komentuara në showbizz-in vendor është padyshim Melinda Ademi.

Reperja që tashmë ka krijuar një bagazh të gjerë artistik, krahas projekteve të shumta që lason e që priten mirë nga fansat, është gjithashtu një femër me linja të përsosura.

Imazhet që ndan me fansat në llogarinë e saj në Instagram marrin çdo herë vëmendje dhe ajo kujdese përherë të vijë joshëse dhe provokuese.

Kështu ka ndodhur edhe në fotot që ka postuar së fundmi, teksa dukej në super formë dhe e kuruar në çdo detaj.

Melinda solli imazhe të shkëputura nga videoklipi i ri “Flasin” ku shihet e veshur me mini-fund të zi që e kombinoi me gete të tejdukshëm dhe një bluzë në formë sytjenash me material me shkëlqim.

Për të kompletuar dukjen plotë stil, reperja vendosi një kapele kaubojsh që rrethohej me zinxhir dhe gurë në formë diamantesh, ndërsa përfundoi veshjen me një palë këpucë rozë me platformë.

Ajo dukej tejet atraktive dhe ishin të shumta komentet dhe pëlqime sipër imazhe brenda një kohe të shkurtër.

Ndërkohe, kënga e fundit e Melindës “Flasin” u lansua të dielën më 20 nëntor dhe deri më tani ka grumbulluar mbi 700 mijë klikime në YouTube.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit