Lajme

Mehmeti-Selimi: Gjykata Speciale është politike, qëndro i fortë Pjetër Shala

By GAZETA SCANNER 1

July 16, 2024

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Pjetër Shalës, me 18 vjet burgim.

Mehmeti-Selimi, e cila është gruaja e Rexhep Selimit, luftëtari i UÇK-së i cili po ashtu po mbahet në Hagë, kritikoi ashpër pretendimet e Gjykatës Speciale se UÇK-ja është “ndërmarrje përbashkët kriminale”.

Ajo i bëri thirrje Pjetër Shalës të qëndrojë i fortë, duke theksuar se Specialja po vepron kundër vlerave të popullit të Kosovës.

Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës asnjëherë dhe nga askush nuk mund t’i vihet emër tjetër përveç atij që i dha populli i Kosovës.

Pretendimi i Gjykatës Speciale se UÇK-ja është ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’, është e pafalshme dhe denigruese për popullin e Kosovës. Kjo e dëshmon se kjo gjykatë është politike dhe kundër vlerave tona njerëzore dhe demokratike.

Qëndro i fortë Pjetër Shala!”, ka shkruar Mehmeti-Selimi.

Ndërkaq, edhe Rexhep Selimi së bashku me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin, akuzohen për krime lufte dhe procesi gjyqësor ndaj tyre është duke vazhduar.