Lajme

Mehmetaj thotë se Kurti ishte “skifter” në Kuvend e “pulë” në New York Times

By GAZETA SCANNER 1

July 06, 2024

Lirim Mehmetaj, analist, ka publikuar një video të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në video është një fjalim i Kurtit në Kuvend, ku denoncon Serbinë për gjenocid ndaj shqiptarëve.

Mehmetaj e ka ndërlidhur me shkrimin e Kurtit në New York Times, në të cilin opinion Kurti nuk e përmend termin gjenocid.

Sipas Mehmetajt, Kurti në Kuvend është skifter, ndërsa në New York Times “pulë”.

“Ndryshe nga artikulli ne New York Times ku nuk e permend se Serbia ka kryer gjenocid ne Kosove, ketu ne parlamentin e Kosoves eshte i papermbajtshem ne denoncim te gjenocidit.

Njemend, atje pule e ketu skifter” – ka shkruar ai.