Lajme

Mehmetaj: Specialja me dëshmitarë qesharakë, Imer Imeri nuk pati asnjë pyetje për vëllain e tij

By GAZETA SCANNER 1

September 02, 2024

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pas dëshmisë së Imer Imerit në Gjykatën Speciale të Hagës.

Ai ka thënë se Gjykata Speciale është tragjike me dëshmitarë qesharakë.

Postimi:

Specialja tragjike me dëshmitarë qesharakë

Nuk e di a e dëgjuat sot dëshmitarin Imer Imeri, në Gjykatën Speciale, i cili u prezantua si aktivist i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Me të njëjtin kam pas qenë në emisionin Debat Plus me 10 prill 2023.

Aty, si dhe sa herë kam pasur mundësi, i pata sqaruar atij e publikut që në aktakuzën kundër krerëve të UÇK-së, nuk përfshihet asnjë nga vrasjet e pasluftës, prandaj mos i mashtroni njerëzit.

Aktakuza është për periudhën mars 1998 deri në shtator 1999.

Një nga abuzimet më të mëdha me qytetarët e Kosovës nga dashnorët e Gjykatës Speciale, ka qenë bindja e qytetarëve që përmes saj do të zgjidhen vrasjet e pasluftës.

Sot dëshmitari nuk pati asnjë pyetje për vëllain e tij. E pritshme kjo, sepse rasti i vëllait të tij nuk është brenda aktakuzës.

Tani, është e vërtetë që Gjykata Speciale ka mandat edhe përtej 1999, por aktakuza nuk përfshinë asnjë nga ato vrasje, sepse Prokuroria s’ka arritur të gjejë prova që e lidhin strukturën udhëheqëse të UÇK-së me ato vrasje (të paktën jo deri më tani).

P.S

Gjykata Speciale s’ka lidhje me drejtësi, është një instrument politik që të vetmin efekt e ka pasur rikonfigurimin e skenës politike në Kosovë për qëllime që veçse po i shohim.