Lajme

Mehmetaj: Specialja është gjykatë politike e kriminale, populli s’ka me toleru gjatë këtë poshtërim

By GAZETA SCANNER 1

December 07, 2024

Gazetari Lirim Mehmetaj ka komentuar aktakuzën e re të Gjykatës Speciale për Hashim Thaçin.

Ai ka bërë me dije se kjo aktakuzë është persekutim me dokumente.

Në profilin e tij në “Facebook”, Mehmetaj ka shkruar se aktakuza a i ka 14 faqe dhe është e shpikur.

Sipas tij, kjo gjykatë do të mbahet mend si gjykata e vetme në një sistem të supozuar demokratik që ka zbuluar një formë të persekutimit të personave përmes dokumenteve zyrtare.

“Gjykata Speciale në Hagë me siguri do të mbahet mend si gjykata e vetme në një sistem të supozuar demokratik që ka zbuluar një formë të persekutimit të personave përmes dokumenteve zyrtare. Është e pabesueshme e vajtuese se si në aktakuzën e fundit që e kanë shpikur për Hashim Thaçin (lexojeni se veç 14 faqe i ka) thuhet se ngrihet aktakuzë se gjykata ka dyshime se është tentuar diçka”, ka shkruar ai, duke shtuar se një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.

“Dyshim për tentim, pa provim??? Pak logjikë. Kur është hera e fundit që keni hasur në diçka të tillë. Kjo është sikur me të denu policia se ia ka marr mendja që ke dashtë me kalu në të kuqen, jo se ke kalu, po se atyre ua ka marr mendja se ke dasht me tentu me kalu. Po nuk është çudi. Kjo gjykatë politike e kriminale e ka fituar përshtypjen se ky popull duron gjithçka. Kur e ke një qeveri që është e interesuar për dënim e jo për drejtësi, sepse situatën e sheh politikisht e jo kombëtarisht dhe kur e ke një qeveri që është e interesuar për hakmarrje, tolerohen edhe këso gjërash. Në mendjet e tyre, tek e fundit s’ka lidhje që po bëhet një padrejtësi historike në interes dhe me iniciativë të Serbisë, me rëndësi plotësohet apetiti i ngushtë i hakmarrjes. Qeveria edhe e do, ama populli s’ka me toleru gjatë këtë poshtërim”, ka shkruar Mehmetaj.