Lajme

Mehmetaj për Kurtin: S’flet me PDK-në për Demaçin, por flet me Radojçiqin për Osmanin

By GAZETA SCANNER 1

October 17, 2024

Gazetari Lirim Mehmetaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qëndrimet e tij të mëparshme dhe veprimet aktuale.

Mehmetaj ka kujtuar se në vitin 2011, Kurti kishte refuzuar të mbështeste kandidaturën e Adem Demaçit për president të Kosovës, me arsyetimin se nuk donte të bashkëpunonte me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Megjithatë, sipas Mehmetajt, kryeministri Kurti ishte i gatshëm të bisedojë me Milan Radoiçiqin, ish-nënkryetarin e Listës Serbe – tani kryeterrorist – për Vjosa Osmanin.

“Veç një rikujtim për qytetarët. Në vitin 2011, Albin Kurti, ka refuzuar me votu dhe me shku përpara me propozim se Adem Demaçqi me qene president i Kosovës, sepse ka thënë nuk foli me PDK-në. Nuk fol me PDK-në për Adem Demçain, ama fol me Radojçqin për Vjosa Osmanin. Çka më iu thënë këtyre njerëzve”, ka thënë Mehmetaj.