Lajme

Mehmetaj për Abdixhikun: I pasinqertë e hipokrit

By GAZETA SCANNER 1

December 22, 2023

Gazetari Lirim Mehmetaj, e ka kritikuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke thënë se është i pasinqertë e hipokrit.

Këtë deklaratë Mehmetaj e tha duke e komentuar takimin e tij me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Abdixhiku ose është i pasinqertë, ose hipokrit. Vazhdimisht na tregon si Albin Kurti është e keqja e madhe për Kosovën, edhe gati në nivel të tradhtarit, se po e federalizon vendin. Në të njëjtën kohë e di që Vjosa Osmani është përkrahëse e atij plani…”, tha ai në “Debat Plus”.

Mehmetaj tha se presidentja Osmani e ka ftuar për takim opozitën pasi është bërë marrëveshja dhe se, sipas tij, më i përgjegjshëm ka qenë emisari Miroslav Lajçak sesa ajo.

“Vjosa Osmani nuk e ka ftu këtë para se me shku qeveria në Bruksel me marrë një mendim pro ose kundër. Expost e ka ftu, qeveria e presidentja kanë pranu pa u konsultu me opozitën, masi u kry puna e kanë thirrë këtë… Osmani e ka lënë opozitën në terr informativ sa i përket se çka i përket drafti, pse nuk e ka ftu atëherë opozitën. Më i përgjegjshëm është tregu Lajçaku se Osmani”, tha ai.