Lajme

Mehmetaj: Nëse nuk jemi në agjendë të Komitetit të Ministrave, duhet t’i kërkojmë llogari Kurtit

By GAZETA SCANNER 1

May 07, 2024

Gazetari, Lirim Mehmetaj ka thënë se nëse situata është që Kosova nuk do të jetë pjesë e agjendës së Komitet të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës, atëherë duhet ti kërkohet llogari Qeverisë së Kosovës.

Pra sipas Mehmetajt, duhet t’i kërkohet Qeverisë se “përse jemi në një situatë të tillë, ku zëri i një shteti autokratik e jo fort me premisa perëndimore dominon në raport me zërin e një shteti pro perëndimor edhe një qeverie demokratike”.

Mehmetaj ka thënë tutje se e rëndësishme për Kosovën është se si qëndrojnë raportet me aleatët perëndimor “përderisa nuk ka rrugë tjetër”.

“Asociacioni sipas Qeverisë së Kosovës nuk është kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, rrjedhimisht këta[liderët e shtetit] duhet me na tregu…” , ka shtuar Mehmetaj.

Ai ka thënë se kur thotë se “nuk pret asgjë të mirë prej kësaj qeverie në raport me Kosovën. Edhe kur po them se këta punojnë për Serbinë unë nuk bëjë hajgare, e as nuk e them veq si fjali”.

“Fakt është që në interes të Serbisë ka qenë Manastiri me u pajis edhe me tokat për rreth, dhe fakt është që në interes të Serbisë është dështimi me u fut në agjendë”.

Më tej Mehmetaj ka thënë se “Kurti e ka nxjerr nga pakoja Asociacionin dhe duhet me i dhënë shpjegim popullit të Kosovës përse e ka bë kaq të rëndësishëm Asociacionin”, teksa ka shtuar se nëse Kosova futet në agjendë të Komitetit të Ministrave më 17 maj, atëherë “po bëhet kompromisi i dytë”.