Lajme

Mehmetaj: Me kultin e Kurtit ai s’do të duhej të shkonte në Athinë

By GAZETA SCANNER 1

August 23, 2023

Analisti Lirim Mehmetaj në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se me kultin që ka kryeministri Kurti nuk do të duhej të shkonte në Athinë të Greqisë.

“Me kultin e Kurtit nuk ishte dashtë të shkojë sepse është një çështje që ka të bëjë me shqiptarët”, ka thënë ai.

Mehmetaje ka përmendur një person me emrin Ferdi Beleri, i cili është me nacionalitet grek, të cilin e ka cilësuar si “version i butë i Radojçiqit në Kosovë”.

“Ai është aktualisht në burg, ka qenë i akuzuar për vrasjen e një polici shumë më vonë. Është kapë duke vjedhur vota”, ka thënë Mehmetaj.